Sport

Challandes testohet sërish për Covid-19, ja se ku po qëndron trajneri i Kosovës

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes vazhdon të qëndroj në një hotel në Durrës.

Që nga e mërkura e kaluar kur doli pozitiv me Covid-19, zvicerani është futur në izolim dhe nuk ka pasur kontakt me asnjë anëtarë të kombëtares së Kosovës.

Deri tani, 69-vjeçari ka kryer dy teste dhe dy herë ka rezultuar pozitiv. Gjatë ditës së sotme, ai është testuar përsëri dhe pas 24 orësh pret rezultatin.

Nëse kësaj radhe rezultati është negativ, Challandes do të rikthehet për të drejtuar Kosovën në ndeshjen kundër Moldavisë.

Kujtojmë, se dy takimet e kaluara kundër Shqipërisë dhe Sllovenisë i udhëhoqi ndihmës-trajneri Muharrem Sahiti.

Postime të ngjajshme
Sport

Njihuni me futbollistin shqiptar i cili u përball dy herë me legjendën Diego Maradona

Sport

Atmosferë brilante në zhveshtoren e Ballkanit, dëgjojnë këngë popullore

Sport

Napoli i kushton tribut të veçantë Maradonës para ndeshjes me Rijekën

Sport

SKANDALOZE: Punonjësi i morgut publikon foto me trupin e pajetë të Maradonës