Sport

Challandes “tallet” me gazetarët, kështu iu përgjigjet për zëvendësuesin e Muriqit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është duke mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Çekinë.

Challandes së bashku me mesfushorin Valon Berishën do të flasin për situatën e skuadrës para ndeshjes që do të zhvillohet nesër me Çekinë.

Strategu zviceran u përballë përsëri me pyetjen se kush do të zëvendësojë Muriqin, pasi kapiteni i çekëve, Darida dhe përzgjedhësi Jaroslav Silhavy në konferencën për shtyp deklaruan se kanë analizuar Kosovën dhe se Muriqi do të zëvendësohet nga Atdhe Nuhiu.

“Në këtë ndeshje nuk do të jetë më e rëndësishme sistemi se di do të luajmë, por do të jetë diçka tjetër. E pa mundur të jap një përgjigje se kush do të luajë në vend të Muriqit. Përzgjedhësi i Çekisë nuk ka treguar se kush do ta zëvendësojë Patrick Schick, kështu që as unë nuk do të tregoj. Nuk është puna ime të komentojë se çfarë thojnë njerëzit, trajnerët ose futbollistët e Çekisë. Ne e dimë saktësisht kush jemi, e dimë saktësisht kush është Çekia. Ne e vlerësojmë shumë që kemi arritur deri në këtë moment, jemi në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme, ne koncetrohemi për këtë moment dhe jo për kundërshtarin. Po, shpresoj të më ndërtohet një bust.”, ka deklaruar Challandes.

Challandes vazhdimisht në konferencat e tij për medie përballet me pyetjen “kush do të jetë nga minuta e parë, si do të vendoset formacioni”, pyetje që asnjëherë nuk u përgjigj numri një i bankinës së “Dardanëve”.

Kosova nesër do të përballet me Çekinë në Plzen në ndeshjen vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro2020”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv