Sport

Challandes “shpërthen” pas ndeshjes me Gjibraltarin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Bernard Challandes ka mbetur jo shumë i kënaqur me reagimin e futbollistëve të përzgjedhur për miqësoren ndaj Gjibraltarit, shkruan Gazetasheshi.com.

Megjithëse “Dardanët” triumfuan ndeshjen minimalisht përballë modestëve nga Gjibraltari, për teknikun zvicerian ndeshja është dashur të jetë krejtë ndryshe

“Nuk kam pritur ndeshje më ndryshe se kjo, kundërshtari kur mbrohet, nuk jam shumë i kënaqur me rezultatin 1:0, por kjo është ajo që arritëm. E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e veçantë, sepse ne do ta mbanim topin dhe do të sulmonim, por ajo që mungoi ishte konkretizimi”, ishin fjalët e Challandes pas ndeshjes për “Super Sport Kosova”.

Ky ishte një test i mirë për futbollistët e përzgjedhësit Bernard Challandes, para ndeshjes shumë të rëndësishme, të cilën e zhvillojnë të hënën kundër Malit të Zi, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv