Sport

Challandes shkon edhe më larg: Zvicerani tregon se kur mund të zhvillohet ndeshja ndaj Maqedonisë Veriore

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, nuk beson se ndeshja ndaj Maqedonisë Veriore do të mund të zhvillohet para nëntorit të këtij viti, transmeton Gazeta Metro.

Ndeshja gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës fillimisht ishte paraparë të zhvillohet më 26 mars, por u shtye për 4 qershor, pas përhapjes së koronavirusit.

Mes tjerash vendime, UEFA më 1 prill vendosi që të shtyej të gjitha ndeshjet e Kombëtareve të parapara të zhvillohen gjatë qershorit, vendim i cili do vlej deri në vendimin e ardhshëm.

Lidhur me këtë ndeshje së fundmi ka folur edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, i cili nuk beson se ndeshja ndaj Maqedonisë Veriore do të mund të zhvillohet para nëntorit të këtij viti.

“Supozoj se ‘play-offin’ do ta luajmë në nëntor” – ka thënë ai për ‘Aargauer Zeitung’.

Postime të ngjajshme
Sport

Yll Hoxha flet për super përballjen kundër Ballkanit

Sport

Trajneri kosovar pyet: Si mundet një palestër me 15 persona të jetë më e rrezikshme se qendra tregtare me 2 mijë persona?

Sport

Mediumi i njohur italian: Milot Rashica ka pranuar ofertën e gjigantit nga Serie A

Sport

Ministri Vitia tregon se a do të ketë tifozë në stadiume