Sport

Challandes pozitiv me koronavirus, rregullorja e UEFA-s sqaron nëse rrezikohet ndeshja e sotme

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka rezultuar sot pozitiv me koronavirus, gjë e cila ngjalli shqetësim jo të vogël në kampin e Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Zvicerani 69-vjeçar ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer të martën, një ditë para sfidës.

Lajmi i mirë është se gjithë ekipi ka rezultuar pozitiv dhe sipas protokollit shëndetësor të miratuar nga UEFA sfida vijon rregullisht.

Për Kosovën shqetësim përbën fakti se pas miqësores me Shqipërinë do të luajë edhe dy ndeshje të tjera të rëndësishme, atë me Slloveninë në transfertë dhe me Moldavinë në shtëpi. Tanimë Challandes mbetet në karantinë, pa mundur të drejtojë skuadrën dhe do të presë rezultatin e tamponit tjetër që do të kryhet të enjten. Vetëm nëse rezultati do të jetë negativ, trajneri do të mund t’i bashkohet skuadrës për ta drejtuar në sfidat e radhës.

Postime të ngjajshme
Sport

Studimi gjerman tregon se si koronavirusi e prek trurin e pacientëve

Sport

Ekskluzive: Në janar largohet nga Dukagjini super sulmuesi që bëri namin në Superligë

Sport

Formacionet e mundshme: Atletico Madrid-Bayern Munich

Sport

Tottenhami synon transferimin e yllit të Seria A