Sport

Challandes: Për këtë arsye e kemi ftuar Mirlind Dakun te Kosova

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është duke mbajtur sot një konferencë për shtyp.

“Dardanët” do t’i luajnë tri ndeshje këtë muaj, shkruan “Zeri.info”.

Fillimisht, Kosova do ta luajë një miqësore me Shqipërinë, më pas do të përballet me Slloveninë dhe Moldavinë në Ligën e Kombeve.

Challandes ka folur edhe për ardhjen e sulmuesit të Ballkanit, Mirlind Daku për herë të parë në Përfaqësuesen A.

“Daku ka bërë paraqitje të mira, është futbollist i ri dhe ka shënuar shumë gola. Kështu që, më duhej ta ftoja”, deklaroi trajneri zviceran.

“Për mua është e rëndësishme të ftoj futbollistët më të mirë, jo për t’u dhënë kënaqësi. Pasi nuk kemi shënuar shumë gola dhe ai ka shënuar, kjo është arsyeja që e kemi ftuar”, tregoi ai.

“Dua të kem konkurrencë sa më shumë në skuadër”, ka thënë Challandes.

Ndryshe, Daku këtë edicion me Ballkanin ka shënuar 17 gola në 11 xhiro. /

Postime të ngjajshme
Sport

Zeqiri: Mezani gaboi në zëvendësime, duhej të futej në lojë ky futbollist

Sport

Ish futbollisti i Gjilanit: Mezani është fajtor, ai duhet të jep dorëheqje!

Sport

Presidenti i Dritës mburret me fitoren, drejtori sportiv e ka me kritikët!

Sport

Devolli rrëfehet për aventurën te Drenica