Sport

Challandes paralajmëron Gjeorgjinë

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë tri ndeshje në shtator, të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Një ditë përpara ndeshjes ndaj Gjeorgjisë, trajneri Bernard Challandes ka mbajtur një konferencër për media, shkruan Gazetasheshi.com

Ai është shprehur optimist për këtë takim, derisa ka thënë se nuk do të jetë lehtë as për Kosovën e as për kundërshtarët.

“E kam parë ndeshjen e parë të Gjeorgjisë në këtë grup shumë të vështirë. Nuk do të jetë e lehtë as për Gjeorgjinë dhe as për Kosovën. Ne kemi filluar me dy humbje. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Është koha që të tregojmë diçka, ndoshta edhe të shpërthejmë, të luajmë një ndeshje shumë të mirë. Do të jetë e nevojshme që kjo të ndodhë kundër Gjeorgjisë, që mund të luajë futboll të mirë, të shpejtë, të luftojë po ashtu. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne edhe për të ardhmen, jo vetëm për këtë fazë”, ka thënë ndër të tjera Challandes.

Dy ndeshjet tjera Kosova do t’i zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Greqisë dhe Spanjës.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk