Sport

Challandes, njeriu më i paguar në Kosovë

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për herë të parë ka folur rreth pagës së tij.

Në gusht të vitit 2020, zvicerani nënshkroi kontratë të re dy vjeçare me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Challandes merr 25 mijë euro në muaj, pagë që e bën atë njeriun më të paguar në Kosovë, bën të ditur mediumi “Indeksonline”.

“Tani kam kontratë të re. Ju mund të pyesni Federatën, nëse kanë folur me ndonjë agjent. Ata kanë folur vetëm me mua. Unë isha i kënaqur sepse kam pagë shumë të mirë” deklaroi Challandes në emisionin “Rubikon” në “Klan Kosova”.

69-vjeçari ishte emëruar në detyrën e përzgjedhësit të Kosovës, në mars të vitit 2018.

Deri tash ka 31 ndeshje me ‘dardanët’ duke regjistruar, 13 fitore, 7 barazime dhe 11 humbje.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien