Sport

Challandes mund të largohet nga Kosova, kombëtarja e madhe i ofron postin e trajnerit

Një lajm i bujshëm është raportuar sot në mediat zvicerane, saktësisht nga “Nau.ch” e cila shkruan se përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është kandidat për postin e trajnerit te Zvicra.

Pak ditë më parë u zyrtarizua largimi i Vladimir Petkoviq, nga posti i trajnerit për ta marrë drejtimin e skuadrës franceze Bordeaux, shkruan Demokracia.com.

Menjëherë pas kësaj drejtuesit e Zvicrës, kanë nisur kërkimet për trajnerin e ri para eliminatoreve për Kupën e Botës.

Në mediumet zvicerane raportohet se Bernard Challandes, është në mesin e kandidatëve potencial për drejtimin e Zvicrës.

Strategu që aktualisht drejton Kosovën, është në listën e tyre të ngushtë dhe mund të përshëndetet me “Dardanët” qysh në këtë muaj.

Zvicra e kërkon urgjent trajnerin e ri, pasi më 5 shtator do të ketë punë me Kampionin e Evropës, Italinë, në këto kualifikime të Kupës së Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar