Sport

Challandes me fjalë të mëdha për Rashicën, zbulon pse e vendosi në qendër të sulmit

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas ndeshjes me Maltën, ku skuadra e tij fitoi 2-1.

Ai është ndalur te Milot Rashica, ku shkëlqeu në këtë ndeshje, duke shënuar dy gola edhe pse kishte raste tjera.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm i Kosovës dhe ka luajtur në të gjithë pozicionet e repartit të sulmit”.

“Nuk është një pykë tipike, por më shumë një sulmues i fshehtë, që ka eksperiencën e duhur për të bërë mirë në çdo pozicion”.

“Sot doja të shihja një tjetër futbollist në majë të sulmit, por ai u dëmtua dhe ia besuam Milotit atë pozicion”, ka thënë Challandes

Rashica kthehet të shënojë pas një kohë të gjatë, ku mungoi në shumë ndeshje shkaku i lëndimeve.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë