Sport

Challandes: Kemi nevojë për mbështetje të ‘çmendur’ nga tifozët

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se skuadra e tij për të mposhtur Çekinë, ka nevojë për një ndeshje të çmendur.

Ai ka shtuar se lojtarët duhet të japin gjithçka në fushë, jo vetëm në aspektin taktik, por në mendjen e tyre duhet të ekzistojë synimi, dhe synimi është fitorja.

Zvicerani tutje ka folur edhe për tifozët, duke thënë se përveç lojës së çmendur në fushë nga lojtarët, kombëtarja ka nevojë për mbështetje të çmendur edhe nga tifozët në tribuna, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, kjo mbështetje ia bën më të lehtë Kosovës fitoren.

“Publiku, i kemi 13 mijë tifozë në stadium, për ekipin janë shumë të rëndësishëm tifozët, mbështetja e çmendur, na duhet mbështetja e tyre për fitore”, ka deklaruar Challandes.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv