Sport

Challandes jep lajmin e hidhur për Kosovën: Unë mund të qaj duke e shpjeguar këtë, por nuk mund ta kuptoj pse!

Bernard Challandes ka konfirmuar se Amir Rrahmani nuk do të vjen përfundimisht për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Kosovës nesër luan me Maqedoninë e Veriut në Shkup, në ndeshjen e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve, shkruan Reporteri.net

Amir Rrahmani do të jetë një mungesë e madhe dhe këtë e ka sqaruar para pak minutash në konferencën për shtyp trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.

“Unë mund të qaj duke e shpjeguar këtë, por unë nuk mund ta kuptoj. Ne jetojmë në këtë kohë me Covid dhe janë disa vendime që ne nuk i dimë PSE, dhe ky vendim është nga Italia, nga regjioni i Napolit,” ka thënë Challandes.

“Ne kemi luftuar me të gjithë, Federatën e Italisë, FIFA-n, regjionin e Napolit, por fatkeqsisht nuk kemi fituar. Ne kemi dashur që ta kemi Amirin këtu, por nuk ka qenë e mundshme. Por, tani nuk është koha që unë të ankohem, por duhet të shikojmë dhe të bëjmë maksimumin me lojtarët që kemi me vete,”.

Postime të ngjajshme
Sport

Werder Bremen konfirmon një rast me COVID-19 në skuadër

Sport

ZYRTARE: Publikohet renditja e re e FIFA-s, kjo është pozita e Kosovës

Sport

Trajneri spanjoll drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët