Sport

Challandes ishte i frustruar gjatë 90-të minutave, por këto ishin fjalët e tij pas përfundimit të ndeshjes

Kosova ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë miqësore të qershorit.

Dardanët fituan 2-1 ndaj Maltës, në ndeshjen që u zhvillua në Austri, shkruan Gazeta Olle.

Të dy golat e takimit i shënoi ylli i përfaqësueses, Milot Rashica.

Pas ndeshjes Challandes foli për SuperSport Kosova ku tha se Kosova ka gjetur futbollin e tyre pas këtyre dy ndeshjeve.

“Kemi pasur shumë raste por nuk arritëm ti konkretizojmë të gjitha,kemi gjetur futbollin tonë, të dyja ndeshjet ishin të mira, kjo ndeshje nuk ishte e lehtë por ishte mësim i mirë për ne, unë jam i kënaqur me ekipin dhe punën që kanë bërë këtë periudhë, ne mund të bëjmë progres dhe të përmirsohemi”, tha pëzgjedhësi i Kosovës.

Kosova shënoi fitore edhe në ndeshjen e parë miqësore ndaj San Marinos, me rezultat 4-1.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89