Sport

Challandes fton futbollistin e parë nga Shqipëria te Përfaqësuesja e Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy miqësoret e tjera të muajit qershor kundër dy kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë.

Prioritet për këto dy ndeshje u është dhënë futbollistëve që shihen si potencial për të ardhmen e ‘Dardanëve’, shkruan Gazeta Olle.

Nga Superliga e Kosovës janë gjithsej 10 të ftuar, ku dominojnë bindshëm Ballkani me pesë futbollistë, dhe Prishtina me katër sosh. I ftuari i vetëm nga skuadrat tjera është nga radhët e Trepçës ’89.

Bie në sy se për herë të parë një futbollist i Shqipërisë është ftuar për të luajtur për Kosovën.

 

Bëhet fjalë për Gledi Micin, mbrojtësi i cili luan për kampionin e Superligës së Kosovës, Prishtinën.

Ai ka pasur paraqitje për grupmoshat e reja të Shqipërisë, ndërsa në qershor mund të bëjë paraqitjen e parë në ekipin e seniorëve të Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani gati të “bombardoj”, afër marrëveshjes me mesfushorin e njohur

Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”