Sport

Challandes flet për formën e Muriqit

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka folur sot për media para ndeshjes me Suedinë që zhvillohet me nëntë tetor.

Tekniku zviceran mes tjerash foli edhe për formën e Vedat Muriqit i cili nuk po kalon momentet më të mira me skuadrën e Lazios, shkruan Reporteri.net

Challandes tha se Muriqi nuk është në formën e tij më të mirë, por me kombëtaren luan në nivelin e tij më të lartë.

“Sa i përket Vedatit ai ka luajtura pothuajse një orë në Evropa Ligë, në aspektin e formës them se është në formën e ndeshjeve. E qartë se nuk po kalon formën e tij më të mirë te Lazio, por kemi parë diçka krejt tjetër te ekipi Kombëtar. Te ekipi Kombëtar e ka bërë gjithnjë. Jam i sigurt se Vedati po pret për të treguar nivelin e lartë, ai na ka ndihmuar shumë”, tha Challandes.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf