Sport

Challandes edhe pas ndeshjes kundër Maqedonisë pyetet për Bernard Berishën

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë humbi 2-1 nga Maqedonia e Veriut dhe kështu u eliminua nga play-offi i Ligës së Kombeve

Tekniku zviceran nuk e ftoi për këtë ndeshje Bernard Berishën, shkaku i gjestit që kishte bërë në ndeshjen kundër Greqisë, shkruan Reporteri.net

Por, Challandes edhe pas kësaj ndeshje është pyetur nga gazetarët për çështjen e Berishës dhe kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit të ‘Dardanëve’.

“Është gjithmonë pyetja e njëjtë. Nuk më pëlqen të flasë për futbollistët që nuk janë këtu. Bernardi e di pse ai nuk është këtu sonte,” ka thënë Challandes.

Ndryshe, Kosova të dielën do të luajë kundër Sllovenisë në Fadil Vokrri.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme