Sport

Challandes deklarohet para ndeshjeve të nëntorit, flet edhe për rezultatet zhgënjyese të ndeshjeve paraprake

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është duke mbajtur sot një konferencë për shtyp.

“Dardanët” do t’i luajnë tri ndeshje këtë muaj, shkruan “Zeri.info”.

Fillimisht, Kosova do ta luajë një miqësore me Shqipërinë, më pas do të përballet me Slloveninë dhe Moldavinë në Ligën e Kombeve.

Trajneri zviceran ka folur për rezultatet zhgënjyese dhe për ndeshejt e ardhshme.

“E kemi kaluar një periudhë të vështirë, pa fitore, por pastaj nisën ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku nuk kemi pasur sukses”, deklaroi Challandes, përcjell “Zeri.info”.

“Pas ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, ka qenë e vështirë të reagojmë menjëherë, tani jemi në grumbullimin e fundit për këtë vit”, tregoi ai.

“Do të mundohemi që të përgatitemi për ndeshjet e vitit të ardhshëm dhe shpresoj të na shërbejnë siç duhet”, shtoi Challandes.

Postime të ngjajshme
Sport

Java e 16-të në Superligën e Kosovës fillon me një super derbi

Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro