Lajme

“Çfarë zavalli ka Isa Mustafa”, ushtaraku i njohur ‘godet’ rëndë kreun e LDK-së

Ish ushtaraku i UÇK-së dhe bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj, njëherit edhe anëtar i LDK-së, përmes një postimi në facebook ka kritikuar ashpër liderin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili së fundi kërkoi unitet pas arrestimeve nga Gjykata Speciale.

“Po ti lexosh më vëmendje deklaratat, ti dëgjosh me vëmendje intervistat e kryetarit të LDK-së , z. Mustafa , të krijohet përshtypja se ky njeri nuk është kryetar i LDK-së , madje fare nuk vjenë nga kjo parti por nga një parti tjetër. Çuditërisht ndaj atyre qe dje drejtonit gishtin akuzues , sot zgjateni dorën mëshiruese duke kërkuar që ti mbroni nga Gjykata Speciale që vetë e votuat”, shkruan ndër tjerash Tahiraj.

Postimi i plotë:

ÇFARË ZAVALLI KA ISA MUSTAFA ?
Duke lexuar deklaratat e kryetarit Mustafa dhe duke dëgjuar edhe këtë intervistë të tij dhënë TV 21 , rreth arrestimeve dhe burgosjeve të fundit nga Gjykata speciale , anëtarin besnik të LDK-së e habisin pa masë dhe në kokën e tij vërshojnë shumë pyetje të cilat kërkojnë përgjigje?!…

A ishte LDK-ja që plot njëzet vite kërkoj drejtësi për eliminimet e shumë figurave të rëndësishme të saj ?

Në shumë debate dhe intervista televizive , intervista në gazeta , a nuk ishin pikërisht drejtuesit e LDK -së që kërkuan zbardhjen e të gjitha eliminimet politike dhe drejtësia të merret me to ? Madje në fushata elektorale intensifikohej kjo kërkesë !

A nuk ishte Parlamenti i Kosovës që e votoj këtë Gjykatë Speciale ?

A nuk ishin deputetët e LDK -së që e votuan këtë Gjykatë ?

A nuk ishin të gjitha strukturat e LDK-së ,anëtarësia e sajë dhe familjarët e viktimave që gishtin e drejtonin pikërisht drejt këtyre që u arrestuan dhe të tjerëve që priten të arrestohen ?

Po ti lexosh më vëmendje deklaratat, ti dëgjosh me vëmendje intervistat e kryetarit të LDK-së , z. Mustafa , të krijohet përshtypja se ky njeri nuk është kryetar i LDK-së , madje fare nuk vjen nga kjo parti por nga një parti tjetër. Çuditërisht ndaj atyre qe dje drejtonit gishtin akuzues, sot zgjateni dorën mëshiruese duke kërkuar që ti mbroni nga Gjykata Speciale që vetë e votuat. Gjykata Speciale është gjykatë e Republikës së Kosovës , dhe se me kushtetutë pushtetet janë të ndara. Atëherë pse gjithë kjo zavalli e juaja , pse nuk rrini i qetë dhe të prisni vërdiktin përfundimtarë të gjykatës ? Pse sot jeni kaq i bindur në pafajësinë e tyre deri sa dje drejtonit gishtin akuzues drejt tyre ? Ku e bazoni këtë siguri dhe nga ju erdhi kjo bindje ? Mos vallë po delë në shesh diçka e re për ne nga kjo gjykatë , dhe që ju lidhë me këto figura që po gjykohen? Pse po e kërkoni këtë unitet që ti mbroni ata? Çka nënkuptoni saktësisht me fjalën ti ndihmojmë dhe si do e realizoni këtë ndihmë? Ju e dini se gjykata ka rregullat e veta të mbrojtjes , e që realizohet përmes avokatëve ! Ata nuk kanë asnjë nevojë për ndihmën tuaj sepse qe njëzetë vite vodhën pasurin e Kosovës .Ata janë milionerë dhe paguajnë mirë avokatët më të mirë nga e gjithë Bota . Ju e dini se kjo ka ndodhë edhe më parë , u pasuruan shumë avokatë nga Bota me paratë e vjedhura nga Kosova e varfër !

Ju thuani se me arrestimin e tyre, u krijua një gjendje e rëndë në Kosovë , madje gjendja më e rëndë që nga pas lufta ! U arrestua Presidenti , dy kryeparlamentarë dhe një kryetarë i grupit më të madh parlamentarë, një kryetarë i një partie që gjatë e ka drejtuar Kosovën , kështu citoni ju! Pse dezinformoni ? Ata nuk u arrestuan as si president , as si kryeparlamentarë e as si kryetar partie! Ata u arrestuan si të dyshuar për mizori lufte, si anëtarë të shtabit të LPK –së. Ata u arrestuan edhe si të dyshuar për eliminimet politike të LDK -së , parti që ju fatkeqësisht e drejtoni në këtë situatë!

Deklaratat dhe intervistat tuaja janë fyerja më e rëndë që ju bëhet anëtarëve të LDK-së , e në veçanti familjarëve të të eliminuarve, në mënyrën më mizore ! Janë fyerje për vetë drejtësinë në Kosovë!

Postime të ngjajshme
Lajme

Ky veprim i nxënësve ulqinakë po çmend malazezēt

Lajme

Plaku’ 20-vjeçar i Llapit kritikon të rinjtë: Po e shesin votën për 20 euro, pleqtë e votojnë gjithmonë një parti të njëjtë

Lajme

Pas vdekjes së Valentina Ibrahimit, familjarët i kthejnë paratë e mbledhura për të

Lajme

Bekin Jashari befason me reagimin e tij pas kritikave të shumta për shtatoren e Adem Jasharit në Prizren