Lajme

Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave të pagjetur, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur organizojnë marsh përkujtimor. (Marshi nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te lapidari dedikuar personave të pagjetur, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 09:30)

FFK nënshkruan kontratën me sponsorin e Superligës së Kosovës në futboll. (Selia e FFK-së, ora 10:00)

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të të pagjeturve, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur vendos kurora lulesh. (Te lapidari i dedikuar personave të zhdukur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së organizojnë ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, të tipit M1117 ASV. Marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 11:00)

Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll Bernard Challandes mban konferencë për medie. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 11:30)

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të të pagjeturve, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur zhvillojnë vizitë dhe homazhe në lokacionin e pranimit të mbetjeve mortore gjatë procesit të riatdhesimit në Merdare. (Afër pikë kalimit kufitar Merdare, ora 12:00)

Mbahet stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës U21 për ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 16:30)

Stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit kundër Gjeorgjisë, Greqisë e Spanjës (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)

Postime të ngjajshme
Lajme

Paralajmërimi i Donika Kadaj-Bujupit

Lajme

Pamje: Aksident i rëndë në Prizren, ka të lënduar rëndë

Lajme

Valon Syla shkon me ‘mindil’ në Pressing, e tregon arsyen pse veproi kështu

Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus