Sport

Çfarë po ndodhë me transferimin e Rey Manajt te Barcelona?

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Rey Manaj mund të mbetet pa u transferuar te skuadra e Barcelonës B.

Pak ditë më parë mediat spanjolle dhe më konkretisht ato katalanase e bënë fakt të kryer kalimin e Rey Manaj te Barcelona për llogari të Barcelonës B, por kanë kaluar rreth 10 ditë nga konfirmimi i mediave spanjolle dhe ende ky transferim nuk është zyrtarizuar.

Por, ai që ka frenuar tratativat ka qenë zëvendës presidenti i Albacete, i cili ka theksuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë.

“Barcelona na e ka bërë të ditur interesimin, por deri më tani nuk ka pasur asgjë më shumë dhe nuk mund ta dimë se si do të rrjedhin situatat”, u shpreh zëvendës presidenti i Albacete.

Mbetet për t’u parë nëse Manaj do arrijë të përfaqësojë një klub të madh, teksa do kishte në këmbët e tij një nga mundësitë më të arta në karrierë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv