Lajme

Çfarë po ndodh në Gjilan? Abdixhiku mbledh kryesinë e LDK’së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka mbledhur sot në Gjilan anëtarët e kryesisë së partisë, shtabin qendror të zgjedhjeve si dhe të gjithë kandidatët që garojnë në balotazh, shkruan Gazeta Metro.

Siç raportohet, kjo është bërë për koordinim të fushatës pesë ditëshe si dhe për t’i dhënë mbështetje nënkryetarit të parë të partisë, Lutfi Hazirit.

Në orët e mesditës, zyrtarët më të lartë të LDK’së janë parë duke u mbledhur në një restaurant në Gjilan.
LDK nuk ka pasur njoftim për këtë mbledhje, mirëpo kjo është raportuar nga shumë media në vend.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia