Lajme

Çfarë po ndodh? Grenell pas Shqipërisë vjen në Kosovë

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka mbërritur në Kosovë.

Një fotografi e tij në Kosovë është publikuar nga FrontOnline.

Grenell dje bëri të ditur se po qëndronte në Shqipëri, duke publikuar disa fotografi nga Tirana, të cilin tha se amerikanët duhet ta vizitojnë.

“Amerikanët duhet ta vizitojnë Tiranën. Njerëzit janë të mahnitshëm”, shkroi Grenell.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dje e priti Grenellin në zyrën e tij.

Meta shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e Grenellit në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Është gjithmonë kënaqësi ta kem Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësohet shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkroi Meta në Twitter.

Related posts
Lajme

Policja kosovare poston foto duke gjuajtur me armë në poligon

Lajme

Shoferi në Ferizaj nuk e ndal gazin as në zebra, dalin pamjet kur godet këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Lajme

Borrell reagon pas sanksioneve të SHBA-së ndaj dy serbëve të Kosovës

Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *