Sport

Çfarë po ndodh? Aguero, Pique, Busquets e Jordi Alba janë te shtëpia e Messi

Zyrtarisht Lionel Messi nuk është më lojtar i skuadrës së Barcelonës.

Pas 18 viteve karrierë me skuadrën e Barcelonës, aventura e Messit në ‘Camp Nou’ duket se do të përfundojë.

Megjithatë, në kohën kur po flitet për kalimin e mundshëm të argjentinasit te PSG, shokët e skuadrës së tij te Barcelona i kanë shkuar në vizitë.

Sipas raportimeve të ‘Cope’, Kun Aguero, Ibai Llanos, Gerard Pique, Shakira, Sergio Busquets e Jordi Alba janë aktualisht në shtëpinë e Leo Messit, transmeton Periskopi.

Nuk dihet se cili është motivi që i ka shtyrë lojtarët të shkojnë te shtëpia e ish kapitenit të tyre.

Ndoshta ata janë vetëm për përshëndetje, ose po diskutohet ndonjë opsion tjetër. Gjithsesi, mësohet se ata janë duke darkuar.

Lionel Messi do të paraqitet nesër në një konferencë për shtyp nga stadiumi i ‘Camp Nou’. Aty do të mësojmë gjithçka.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk