Sport

Çfarë ndodhi me Challandes gjatë konferencës për shtyp

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Bernard Challandes është shfaqur në konferencë për shtyp kur kanë mbetur më pak se 24 orë deri në përballjen e Kosovës me Çekinë

Kosova e pret Çekinë nesër në Fadil Vokrri me ndeshjen e cila është e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Challandes sot ka dalur në konferencë për media ku ka folur për këtë takim, por në një moment ai ka filluar edhe të bërtas.

Selektori pranoi pyetje të ndryshme nga gazetarët, derisa tha se Kosova nesër duhet të luajë një ndeshje të çmendur ndaj Çekisë dhe se lojtarët e tij duhet të jenë të përgatitur për të bërë presion tër kohën në kundërshtarin.

“Skuadra duhet të tregojë pasion këtu në Prishtinë. Ne mund të ëndërrojmë. Na duhet një lojë e çmendur,” ka thënë Challandes.

Njëri nga gazetarët e pranishëm e pyeti Challandesin nëse kjo loja e çmendur do të thotë që do të shohim një Kosovë shumë ofenzive me lojtarë si Berisha, Zhegrova.

Më pas vjen përgjigjia e Challandes, i cili në një moment fillon edhe të bërtas dhe shpjegon se çka është loja e çmendur sipas tij.

“Nëse unë flas për lojë të çmendur, unë nuk mendoj vetëm për këtë lojtar, ose këtë lojtar, unë mendoj për shembull nëse unë dua që presioni të jetë lartë, çka është presioni i lartë, është puna taktike, në rregull numri 10 shkon i ndihmon fazës së mbrojtjes dhe punojmë të gjithë së bashku.

“Është diçka taktike, një lojë e çmendur është ‘SHKO, SHKO, SHKO’, kjo është pra diçka taktike, është punë mentaliteti, unë dua ta fitoj këtë top, t’i bëjë presion Suchyt[mbrojtësi çek] ndoshta ai e humb topin dhe ne shënojmë, sepse duke bërë presion ne mund të arrijmë më lehtë te goli.

“Për mua kjo është lojë e çmendur, nuk ka rëndësi se kush është në fushë Zhegrova, Berisha ose dikush tjetër,” përfundoi Challandes.

Ndryshe, Challandes nën drejtimin e Kosovës nuk ka pësuar asnjë humbje dhe në 13 ndeshjet e udhëhequra nga ai Kombëtarja jonë ka arritur 8 fitore dhe 5 barazime.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv