Sport

Çfarë ndodhi me 12-vjeçarin që ishte bërë futbollisti më i ri profesionist në vitin 2009?

Në dy vitet e fundit apo ashtu diçka, tri rekorde të ndërlidhura me moshën më të re janë thyer në top pesë ligat e Evropës.

Në maj të vitit 2019, Harvey Elliot i Liverpoolit u bë lojtari më i ri në histori të Premier Leagues, si 16-vjeç e 30 ditë, transmeton Periskopi.

Vetëm një vit pas arritjes së Elliotit, Luka Romero i Mallorcas theu rekordin 80-vjeçar të La Ligas duke debutuar si 15-vjeç e 2019 ditë.

Pastaj në nëntor të vitit 2020, Youssoufa Moukoko i Borussia Dortmundit u inkuadrua nga banka rezervë kundër Hertha Berlinit, vetëm një ditë pasi i kishte mbushur 16-vjet.

Të tri arritje të jashtëzakonshme, por janë larg nëse krahasohen me rekordin e vënë nga Mauricio Baldiveso më 2009.

Vetëm disa ditë para ditëlindjes së 13-të, 12-vjeçari nga Bolivia debutoi si futbollist profesionist për Club Aurora kundër La Paz.

Trajneri ishte babai i vet, por prapë mbetet një rekord i jashtëzakonshëm dhe me shumë gjasë nuk do të thyhet kurrë.

Por çka ndodhi me Baldivieson prej arritjes së jashtëzakonshme më 2009? Epo, karriera e tij si futbollist nuk ka shkuar aspak mirë.

Në fakt, tash si 24-vjeçar, ai është agjent i lirë dhe nuk ka luajtur për asnjë skuadër prej kur i kishte përfunduar kontrata me San Josen më 2018.

Baldivieso iu ribashkua Club Aurora më 2011 kur babai i tij u rikthye në pozitën e trajnerit për herë të dytë, duke shënuar tre gola në 19 paraqitje në pozitën e mesfushorit.

Duket se karriera e tij në futbollin bolivian do të mbahet mend vetëm për rekordin e tij të jashtëzakonshëm më 2009.

Postime të ngjajshme
Sport

Tjetër gol në ndeshjën, Arbëria – Feronikeli

Sport

LIVE SUPERLIGA: Ka gol në ndeshjën, Arbëria – Feronikeli

Sport

LIVE SUPERLIGA: Ky është rezultati momental në ndeshjet, Drenica – Gjilani dhe Arbëria – Feronikeli

Sport

LIVE SUPERLIGA: Drenica – Gjilani dhe Arbëria – Feronikeli