Lajme

Çfarë do të ndodhë me drogën që u kap në Lipjan?

Me 17 maj të këtij viti në Lipjan janë seksuesturar 400 kg kokainë, që ishte fshehur nëpër pako të llojeve të ndryshme të mishit, të cilat kishin ardhur nga Brazili. Ky ishte aksion i përbashkët i autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë, për rreth 400 kilogramë kokainë, shkruan Gazeta Metro.

Nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona. Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në një konferencë për media, kishte njoftuar se të arrestuarit janë nga Prishtina, një nga Lipjani, një nga Gjilani, një nga Peja dhe një nga Obiliqi.

Po, ku mbteti kjo drogë e cila u kap në Lipjan?

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se droga që u kap në Lipjan momentalisht po ruhet në mënyrën e duhur, mirëpo do të shkatërrohet me proces transparent.

“Droga është duke u ruajtur në mënyrën e duhur. Ajo do të shkatërrohet në një proces plotësisht transparent. Kjo sasi (e drogës) ka qenë e destinuar të shkojë në tregje më të mëdha se Kosova. Policia e Kosovës ka luajtur rolin e vet më së miri. Kanë realizuar një numër të arrestimeve, ky rast nuk ka përfunduar, hetimet po vazhdojnë”, ka thënë Sveçla.

Kujtojmë, përveç arrestimit të shtatë shtetasve kosovarë dhe konfiskimit të 400 kg kokainë, është sekuestruar edhe një pistoletë dhe lloje të ndryshme të veturave.

Sipas burimeve të Doganës së Kosovës, transporti është bërë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, përmes pikës kufitare të Vërmicës, dhe transportuesi u kishte deklaruar punonjësve doganor se është duke bartur produkte mishi.

Por, të përfshirë në procesin e bartjes së drogës në vlerë të 20 milionë eurove nuk ishin vetëm Kosova e Shqipëria. Me datë 3 maj Policia e Kosovës kishte pranuar informatë se një kontejner me kokainë ishte nisur nga Brazili për në Itali, kurse destinacioni i fundit ishte Kosova.

Aksioni nuk është zhvilluar vetëm në Lipjan por dhe në lokacione të tjera të cilat kanë rezultuar me arrestimin e shtatë personave. Megjithëkëtë sipas policisë hetimet po vazhdojnë, pasi ka edhe të dyshuar të tjerë. Hetime për rastin janë duke u zhvilluar edhe në Shqipëri e Itali.

Pjesë e aksionit edhe DEA amerikane

Gjithashtu, në kë aksion mori pjesë edhe Agjencia Federale Amerikane e Anti-Drogës (DEA) e cila ka konfirmuar se kapja e 400 kilogramëve kokainë në Lipjan të Kosovës ishte rezultat i një veprimi të përbashkët me disa polici dhe shërbime rajonale.

“Hetimi ishte një përpjekje e përbashkët e shumë agjencive shumëkombëshe që synonte krimin e organizuar transnacional. Shërbimet e “Guardia di Financa” nga Italia, Policia e Shtetit Shqiptar, SPAK nga Shqipëria, Policia e Kosovës dhe DEA (zyrat në Romë dhe Athine) ishin të përfshirë”, thuhet në përgjigje të një zëdhënësi të DEA’s.

Postime të ngjajshme
Lajme

“Bisha” që u rrokullis në bjeshkët e Deçanit, dalin detajet se cila është vlera e saj

Lajme

Reagon koloneli amerikan që shërbeu në Kosovë, pasi mbështetësi i Kurtiti tha se SHBA’ja nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Lajme

Ja cili është qyteti i fundit i çliruar nga Serbia 22 vjet më parë

Lajme

Rufki Suma i çon ‘selam’ Ramiz Lladrovcit si kryetari më i mirë i zgjedhur