Sport

Celina rikthehet në stërvitje, por një futbollist u largua sot nga grumbullimi

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll iu ka rikthyer stërvitjeve pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Sllovenisë për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë, njofton Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Dardanët, në orët e mëngjesit arritën në Prishtinë, teksa në orët e mbrëmjes futbollistët që nuk luajtën dhe ata që ishin më pak të angazhuar në ndeshjen e zhvilluar në Lubjanë mbajtën stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë, pjesa tjetër e lojtarëve zhvilluan seancë rigjeneruese në hotel.

Në ndeshjen kundër Moldavisë, Kosova nuk do të ketë në dispozicion Bernard Berishën, i cili është i pezulluar për shkak të kartonëve dhe tashmë ka udhëtuar drejt Rusisë për t’u bashkuar me klubin, por gëzon fakti se në seancën e sotme ka stërvitur Bersant Celina, i cili mungoi në ndeshjen kundër sllovenëve për shkak të shqetësimeve me muskujt e këmbës dhe pritet që të jetë i gatshëm për lojë.

Tani e gjithë vëmendja është tek dueli me moldavët, ku synohet që me rezultat pozitiv të sigurohet mbetja në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Postime të ngjajshme
Sport

Drenica në krizë pas tri humbjeve radhazi

Sport

Holanda vs Kosova, kuotat e bastoreve për këtë ndeshje

Sport

Studimi gjerman tregon se si koronavirusi e prek trurin e pacientëve

Sport

Ekskluzive: Në janar largohet nga Dukagjini super sulmuesi që bëri namin në Superligë