Sport

Celina: E dinim që mund të rikthehemi nga disavantazi, kishim vetëbesim

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina ka folur pas ndeshjes historike dhe fitoren kundër Çekisë.

Ai ka thënë se Kosova e ka ditur se Çekia është një skuadër shumë e fortë, mirëpo se vetëbesimi e bëri të veten, shkruan lajmi.net.

“E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë por ishim me vetëbesim para ndeshjes dhe e kemi ditur që po luajmë kundër një skuadre shumë e fortë. Besoj që e merituam fitoren”, tha ai.

Celina tha se deri më tani kjo ishte ndeshja më e mirë.

“Deri tash ishte ndeshja më e vështirë, e pamë se cfarë mentaliteti kanë ata kur e shënuan golin e parë. Kemi shumë lojtarë të talentuar në ekip”, tha ai.

Ai tha se ekipi ka besuar se mund të kthehet në lojë nga disavantazhi.

“Të gjithë besuam që mund të rikthehemi në lojë. Ishte zhgënjyese të pësonin golin e parë, mirëpo sapo shënuam e dinim që do të shënonim edhe golin e dytë”, përfundoi Celina.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv