
Bersant Celina është njëri nga lojtarët kryesor të Swanseas.
Ylli i Kombëtares së Kosovës e ka nisur për mrekulli edicionin e ri me Swansean dhe është i dyti sa i përket rasteve të krijuara në Championship, shkruan Periskopi.
Celina ka krijuar 10 raste për gol në tri ndeshjet e para me Swansean, derisa është i dyti në Championship pas Mateusz Kilch, i cili ka krijuar 11 raste për gol.
Swansea është në vendin e katërt me 7 pikë të grumbulluara pas tri xhirove.
Celina me formën që po kalon do ta ndihmojë shumë edhe Kosovën në ndeshjet e shtatorit. Kujtojmë që Kosova luan më Çekinë më 7 shtator dhe më pas me Anglinë më 10 shtator në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020.