Sport

Çekia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Republika e Çekisë ka publikuar listën e lojtarëve për përballjen ndaj Kosovës dhe Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ndeshja në mes të çekëve dhe ‘Dardanëve’ do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 7 shtator, ditë e shtunë.

Çekia ka publikuar listën e 19 lojtarëve që do të marrin pjesë në këto dy përballje, derisa ka bërë të ditur se listës do t’i bashkohen edhe disa lojtarë të tjerë.

Kosova në këtë përballje do të jetë me disa mungesa shkaku i lëndimeve që kanë pësuar disa lojtarë, mirëpo do të shpresojë të marrë një rezultat pozitiv.

Gjendja aktuale në Grupin A është tejet sfiduese, pasi Anglia dhe Çekia kanë nga gjashtë pikë, Kosova me pesë, ndërsa Mali i Zi dhe Bullgaria kanë nga dy.

https://mobile.twitter.com/ceskarepre_eng/status/1166275175597400066?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1166275175597400066&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.gazetasheshi.com%2Fcekia-publikon-listen-e-lojtareve-te-ftuar-per-ndeshjen-ndaj-kosoves%2F

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv