Sport

Çekia e ka analizuar lojën e Kosovës, ja çfarë thotë futbollisti çek që luan në Bundesligë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Të hënën kishte bisedime ‘marramendëse’ për transferimin në Leipzig, të martën Patrick Schick u paraqit në tubimin e ekipit kombëtar çek para dy ndeshjeve të ardhshme në ciklin eliminator të Kampionatit Evropian ‘”Euro 2020” përballë Kosovës dhe Malit të Zi.

Skuadra çeke ishte në gjendje ta analizojë në detaje lojën e Kosovës, e cila është kundërshtare e Kosovës më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Është mirë që luajmë ndaj Kosovës në ndeshjen e parë. Ata kanë një skuadër shumë të mirë”, tha mbrojtësi çek Marek Suchy, i cili luan te skuadra gjermane Augsburg, raporton Zëri.info.

“Kemi pesë ditë për t’u përgatitur për Kosovën, dhe nga ajo që kemi parë, janë një skuadër cilësore dhe ofanzive. Kanë individë të mirë dhe njoh disa prej tyre”, tha Marek Suchy, i cili në Augsburg u transferua nga Baseli këtë verë.

Kosova nuk ka humbur në 14 ndeshjet e fundit me radhë, por mediat çeke nuk i vlerësojnë edhe aq të kundërshtarët e deritashëm të Kosovës.

“Në shtëpi, këto skuadra si Kosova janë të forta. Kanë energji dhe ekziston një kërcënim nga ndërprerjet. Do të donim ta dominonim ndeshjen”, vlerësoi më tutje Suchy.

Ndryshe, Repbulika çeke do t’i vazhdojë përgatitjet në Pragë deri të premten, kur edhe do të udhëtojnë në Prishtinë.

Pas ndeshjes në Prishtinë kundër Kosovës, çekët vazhdojnë drejt Podogoricës për të luajtur ndaj Malit të Zi në kuadër të grupi A, aty ku lidere është Anglia me gjashtë pikë, të pasuar nga Çekia me po aq pikë dhe Kosova në vendin e tretë me pesë sosh.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv