Sport

Ceferin nuk e ndal luftën me Perezin, kërcënon për gjysmëfinalen Real Madrid – Chelsea

Propozimi i Superligës Evropiane po vazhdon të sjell probleme në futboll.

Edhe pse projekti u suspendua, dy ekipet spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona vazhdojnë të insistojnë se Superliga Evropiane do të bëhet.

Herët apo vonë, sipas Juan Laportes të Barcelonës, Superliga do të ndodhë dhe për këtë, do të diskutojnë me UEFA-n.

Më i sulmuari ka qenë presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i cili shihet is kryesori i Superligës.

Pas ngacmimeve me deklarata nga distanca, Ceferin nuk ka hezituar që të thotë se gjysmëfinalja në mes të Real Madridit dhe Chelseat mund të dështojë.

Ai thotë se ka shumë gjasa që ajo ndeshje të mos zhvillohet fare.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit

Sport

A do të kthehet Ronaldo në Sporting? Flet Jorge Mendes

Sport

Lista e 10 sportistëve më të paguar sipas Forbes

Sport

Drita apo Ballkani, cili do të jetë klubi i tretë që do të dal në Evropë?