Lajme

Çdo i pesti votues i LDK-së tash do të votojë për Vetëvendosjen

Si ka rrëshqitur votuesi i Kosovës nga viti 2019 deri te zgjedhjet e ardhshme?

Një sondazh i UBO Consulting përmes statistikave të nxjerra nga anketat me votuesit e vitit 2019 i jep përgjigje kësaj pyetje

Lëvizja Vetëvendosje do të mbronte 95.7 për qind të votave që ka marrë në vitin 2019 derisa përqindja e mbetur do të lëvizte në partitë tjera.

Por, partia e Albin Kurtit do të marrë 20.9 për qind të votuesve të LDK-së, të cilët kanë deklaruar se do të votojnë Vetëvendosjen në zgjedhjet e ardhshme.

Partia e Isa Mustafës do të ruajë 63.7 për qind të votuesve të saj.

Gjithashtu, Vetëvendosje do të marrë edhe 5.5 për qind të votuesve të PDK-së së 2019-ës, ndërsa 58.6 për qind e votuesve do të qëndrojnë në PDK dhe një pjesë tjetër e vogël do të ndahet me AAK-në dhe Nismën.

Ky sondazh tregon edhe një gjë interesante – lëvizjen e votuesve të Nismës që kalojnë në PDK dhe anasjelltas.

Postime të ngjajshme
Lajme

Shuhet NISMA në Leposaviq, komplet dega kalon në Vetëvendosje – Bahtiri: Albin Kurti do të kujdeset për këto fshatra strategjike të banuara me shqiptarë

Lajme

E dhimbshme: Vdes 31 vjeçarja nga Mitrovica, vuante nga kanceri

Lajme

Shkëlzen Gashi publikon fotografinë që s’do të donin ta shihnin partitë tjera

Lajme

Glauk Konjufca si gjimnazist, koha kur fliste për mbylljen e shkollave shqipe nga serbët