Sport

Caktohen datat e miqësoreve të Kosovës me Komorosin dhe Gambinë

Në muajin qershor ekipi kombëtar i Kosovës në futboll, do të zhvillojë 4 ndeshje miqësore.

Ndaj San Marinos (1 qershor) dhe ndaj Kazakistanit (4 qershor), ‘dardanët’ do të luajnë në Prishtinë.

Të nesërmen, Kosova udhëton në qytetin e Antalisë në Turqi për të zhvilluar një kamp disa ditorë.

Federata e Futbollit të Kosovës të mërkurën zyrtarizoi ballafaqimet me Komorosin dhe Gambinë.

Miqësorja me Komorosin do të zhvillohet më 8 qershor, ndërsa me Gambinë më 11 qershor, bën të dituri mediumi “Indeksonline”.

Për krejt këto ndeshje, trajneri Bernard Challandes planifikon të grumbullojë në shumicë, futbollistë nga Superliga e Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s