Lajme

Cakaj, Shqipëria hap konsullatën në Ulqin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, duke shtuar se, kjo do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar.

“Ky vendim do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi! Ne do të vazhdojmë punën përmbajtësore në funksion të objektivit kombëtar të thellimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve në rajon dhe themelimit të platformave të përbashkëta politike!” njofton Cakaj.

Po ashtu, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Projektligjin për Simbolet Kombëtare.

Një lajm fantastik për Shqipërinë e shqiptarët 🤩🇦🇱… Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për…

Posted by Gent Cakaj on Saturday, November 23, 2019

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat