Sport

Bytyqi asiston, Cikalleshi shënon

Konyaspor ka marrë një barazim shumë të vlefshëm me rezultat 1-1 në udhëtim te Istanbul Basaksehir në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Turqisë.

Futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer edhe këtë javë në futbollin evropian, ndërsa sot shkëlqimi vjen nga futbolli turk.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Kosovës, Zymer Bytyqi dhe sulmuesin e Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, të cilët kanë ‘vjedhur’ vëmendjen edhe njëherë.

Dyshja shqiptare ishin vendimtar në sigurimin e një pike për skuadrën e tyre, Konyaspor në udhëtim te Basaksehiri.

Ishte minuta e 79-të, kur Bytyqi i inkuadruar në pjesën e dytë dhuroi një asistim për bashkëkombësin e tij, Cikalleshi, i cili shënoi për 0-1.

Ky ishte goli i katërt i Cikalleshit këtë sezon në Superligën Turke, ndërsa për Bytyqin e transferuar në janar ishte asistimit i tretë.

Postime të ngjajshme
Sport

Si do të duket Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës nëse jetësohet Superliga Evropiane

Sport

Si do të ishin formacionet e pesë kombëtareve pa lojtarët e 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane?

Sport

Milioner nga shkarkimet, kjo është shuma marramendëse që ka fituar Mourinho

Sport

Super Liga Evropiane: Mesut Ozil dërgon mesazh të fortë