Sport

Bylbyl Sokoli kritikon Kosovën për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut

Bylbyl Sokoli ka qenë i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ku ka folur për ndeshjen historike ndaj Maqedonisë së Veriut.

Trajneri i njohur kosovar kritikoi përgatitjet e “Dardanëve” duke theksuar se nuk janë bërë ashtu si duhet në një historike, raporton Gazetasheshi.com

“Përgatitjet për një ndeshje historike si ajo me Maqedoninë Veriore nuk janë bërë ashtu siç duhet, por kjo është përshkak të mungesës së përvojes e jo se nuk ka pasë dëshirë”- u shpreh Sokoli, duke shtuar se mund të kishim lojtarët që na munguan në skuadër.

“Është dashur të bëhet e njejta gjë si me Pandevin, të merren lojtarët dhe të mbeten të izoluar. Sepse ajo ishte një ndeshje e cila ishte historike për neve”

Më pas “profa” tha se trajneri duhet të mbështetet nëse duam të rikthehemi tek rezultatet pozitive.

“Jemi në një situatë kur duhet ta përkrahim trajnerin që ai të kthej autoritetin tek ekipi, edhe në intervista ishte i luhatshëm, e kur trajneri është në një situatë të tillë edhe lojtarët me vetëdije ose jo janë jo serioz” – përfundoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Prizreni është ekipi më i ri nga qyteti antik i Kosovës që regjistron rezultate fantastike qysh në vitin e parë të themelimit

Sport

Salihu: Dikujt po i pengojnë sukseset e Përfaqësueses, që 30 vite disa persona qeshin me të gjithë kryetarët e FFK-së

Sport

Trajneri i Werder Bremenit deklarohet sërish për Milot Rashicën, tregon pse nuk po luan ylli i Kosovës

Sport

Frashëri tregon skuadrën e vetme pretendente për titull kampioni