Sport

Bylbyl Sokoli flet për ecurinë e Superligës së Kosovës

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka folur për ecurinë e Superligës së Kosovës.

Sokoli ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”, ku foli për ecurinë e Ballkanit.

“Profa” theksoi se humbja e Ballkanit nga Drenica tregoi se ata kanë qenë nën presion, por tani gjithçka varet nga ata.

“Duke qartë që Ballkani ka presion, sepse mbajtja e pozitës së parë është e vështirë dhe ndoshta pas kësaj ndeshje gjithçka varet nga ta”, tha ai.

 

“Unë pres që Ballkani tani të jetë më i qetë, orarin tani e ka të lehtë, edhe pse do të ndeshet me Dritën dhe Prishtinën, tani gjithçka varet nga ta”, shtoi ai.

“Në ndeshjen ndaj Drenicës u pa se ka presion, ata kanë vështirë të marrin përgjegjësi në grup, nuk ekziston ajo qetësia kolektive, por mendoj se ka presione në skuadër”, tha Sokoli.

 

“Duhet të ketë një zgjidhje nga të gjithë, nga psikologu, nga presidenti, nga të gjithë që të dilet nga kjo situatë. Por sipas meje lufta për kreun e tabelës ka ndikuar tek ata, unë pres që ata tani do të relaksohen dhe ndoshta do të vetëdijesoheni sepse lojtarët do të shohin se s’kanë çfarë të humbin”, përfundoi Bylbyl Sokoli.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës