
Nē fundajvë nisin ndeshjet e javës së parë për edicionin 2019/20, të IPKO Supeeligës së Kosovës.
Para fillimit të këtij edicioni në një prononcim për BlicMedia ka folur trajneri i mirënjohur Bylbyl Sokoli.
“Nē këtë kampionat largohen nga Superliga 4 skuadra. Favorit për titull janë ato skuadra që kanè transferu shumë lojtarë dhe nëse nuk arijn të dalin në Evropë do tē jetë dështim për ta”, ka thënë fillimisht trajneri.
Sokoli më tej ka folur edhe për skuadrat favorite për titullin kampion i Superligës.
“Për titull mund të luftojnë, Feronikeli, Prishtina, Drita, llapi, Gjilani, Ballkani, pse jo Flamurtari”, ka deklaruar Bylbyl Sokoli për BlicMedia.
Edhe pse për me qenë më tē sakt në etiketimin e favoritëve duhet të presim së paku 5 gjiro, ka përfunduar trajneri.
Stinori i ri i garave në IPKO Superligë fillon ditën e shtunë nga ora 17:00.