Sport

Bylbyl Sokoli e ka nisur aventurën te FC Prishtina

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Bylbyl Sokoli e ka nisur edhe zyrtarisht aventurën te FC Prishtina. “Profa” është prezantuar përpara futbollistëve në fushën e “2 Korrikut” në Dragodan, ndërkohë prezantimi për publikun do të bëhet më vonë.

Seanca stërvitore është mbajtur nga ndihmës trajnerët aktual të klubit kryeqytetas, teksa Sokoli ka vëzhguar nga afër punën e ‘bardhekaltërve’.

“Provimi” i parë për Prishtinën e Sokolit do jetë Llapi, ish-ekipi i tij, me të cilën do të përballet në kuadër të javës së katërt të Superligës.

Tekniku nga Rahoveci e ka zëvendësuar Mirel Josën e shkarkuar.

Kujtojmë që Sokoli edhe më parë e kishte drejtuar ekipin e Prishtinës, saktësisht në edicionin 2014/15.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv