Lajme

Burri djeg makinën e ish-gruas me ‘molotov’, teksa ajo flinte brenda me të dashurin

Një burrë ‘i refuzuar’ ka marrë hak ndaj ish-gruas së tij duke i vënë flakën makinën e saj me koktejl Molotov, teksa ajo flinte në të bashkë me të dashurin, sipas raportimeve nga Tailanda.

Pamjet shokuese të kamerave të sigurisë tregonin burrin teksa largohej nga skena e krimit pas sulmit me zjarr ndaj automjetit.

I dyshuari u identifikua më vonë si Niwat Chankaew, i cili kishte gjurmuar makinën e ish-të dashurës së tij në një stacion karburanti, dhe u tërbua kur e pa me një burrë tjetër.

Niwat besohet se më vonë është rikthyer më bombën artizanale ndërsa gruaja e tij ishte në makinë, duke fjetur me një tjetër burrë.

Pamjet tregojnë flakët që përfshijnë shpejt automjetin, ndërsa autori i krimit me bluzë të kuqe, largohet nga skena.

Gruaja 26 vjeçare Pattarapond Kongsidee, shihet që del për të shpëtuar, me disa djegie të vogla, së bashku me të dashurin e saj të ri.

Me vone gruaja tha në polici se kishin ndaluar në pikën e karburantit teksa po udhëtonin për të shpërndarë fruta e perime me të dashurin e ri, kur ndodhi incidenti.

Ajo tha: “Ai është ish-burri im. Kemi një fëmijë bashkë po unë u detyrova ta lija pasi mësova se shpërndante drogë”.

“Unë u shokova. U përpoqa të mbaja një marrëdhënie të mirë me te dhe besoja se kishim mirëkuptim. Nuk e di se çfarë e shtyu ta bënte këtë.

“Ne i mbuluam vetë kostot prej 170,000 baht ($4500) për riparimin. Në incident humbëm dhe pjeprat që do të shpërndanim, vlera e të cilëve arrinte në 50,000 baht”, tha ajo.

Ajo shtonte se e kishin raportuar incidentin dhe policia arrestoi Niwat, i cili pranoi krimin. Policia me pas e detyroi ate te bente nje rindertim te aktit ne skenen e krimit, per te ndihmuar me hetimet.

Niwat tha nga ana e tij: “Zemra ime është ende e thyer. I kisha thënë asaj të mos vinte në zonën Nakhon Si Thammarat derisa ta merrja veten.”

“Ajo më mori mua gjithçka dhe tani ia jep një personi tjetër. Unë nuk u fsheha nga policia. Jam gati të shkoj në burg por ajo duhet të më paguajë ato që më detyrohet”.

Kreu i policisë Rakkiat Chotsak 5ha se oficerët po punojnë ende mbi çështjen.

Postime të ngjajshme
Lajme

Policia jep detaje për rastin e dhunës seksuale ndaj nxënëses në klasën e parë

Lajme

Raportohet për një sulm seksual ndaj një nxënësje të klasës së parë në Prishtinë

Lajme

“E pabesueshme”, ish-gazetarja kosovare rrëfen bisedën e burrit me ekipën e Associated Press pas bombardimit

Lajme

Eksperti amerikan godet Kurtin për gjendjen tek “1 Tetori”