Lajme

Burrë e grua hodhën mbeturina në lumë, një vendas i detyroi t’i mbledhin të gjitha: ‘Kjo nuk është Gjermani’

Një burrë dhe një grua hodhën tre qese mbeturina në lumin Usora, në Bosnjën veriore në qytetin Jelah.

Një banor vendas i pa, i detyroi të kthehen dhe të mbledhin plehrat e hedhur.

Në video, mund të dëgjoni bashkëshortët që justifikohen se nuk kishin një kontejner ku do t’i hidhnin ato mbeturina.

Në të njëjtën kohë, ata nuk e dinin nëse mund të hidhnin mbeturinat në kontejnerin e dikujt tjetër.

“A ju lejohet të hidhni kështu në Gjermani? Ju do të paguanit një gjobë atje. Unë duhet të kisha thirrur policinë për t’ju ndëshkuar”, u thotë burri.

Gruaja zbriti në breg ku hodhi tre qese mbeturina dhe i mori.

“Ne kemi një kontenjer në Gjermani, unë nuk kam një kontejner këtu. Hajde thashë, uji do të largoj. Më fal”, tha gruaja. “Ka 50 kontejnerë në Jelah dhe vetëm në qendër janë 20 në të cilët mund të hidhni mbeturina”, u tha vendasi.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=891597375041045

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

Lajme

MSH ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën