Sport

‘Burger King’ tregon pse Hazard mungoi në stërvitje, përgjigja e tyre bëhet virale në rrjetet sociale

Përveç kritikave, me Eden Hazardin tash e një kohë kanë filluar edhe talljet për peshën e tij të trupit, transmeton Zeri.info.

Reprezentuesi belg ka munguar në stërvitjen e ditës së djeshme te Real Madridi, teksa një ‘arsye’ e treguar nga ‘Burger King’ tashmë është bërë virale.

Mediumi i njohur ‘El Chiringuito’ ka publikuar dje një foto të Hazardit në ‘Twitter’, duke shkruar: “Hazard nuk është stërvitur sot me skuadrën. Pse?”

Kësaj pyetje i është përgjigjur faqja zyrtare e kompanisë së njohur ‘Burger King’, duke shkruar: “2×1 në Burger King”.

Kaq ka mjaftuar dhe kjo të bëhet virale në rrjetet sociale, teksa Eden Hazard vazhdon të jetë edhe më tej në qendër të vëmendjes shkaku i mbipeshës.

Postime të ngjajshme
Sport

FC Prishtina – Llapi kryendeshja e javës së 23-të

Sport

Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit

Sport

Arbëria pësoi disfatë nga Feronikeli, këto janë fjalët e Arbnor Morinës

Sport

Bylbyl Sokoli: Prita më shumë nga këta dy lojtar, e kam të çartë se çfarë duhet të ndryshojë