Lajme

Bunker superluksoz për t’i shpëtuar apokalipsit në Shtetet e Bashkuara

Një bunker superluksoz për t’i shpëtuar apokalipsit. Me 14 kate nën tokë, struktura është ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, rreth 450 kilometra larg Kansas Sitit.

Me një çmim prej 1,5 milionë dollarësh mund të blesh një apartament (gjysmë kati), por ka edhe kosto të tjera prej 2500 $ në muaj për mirëmbajtjen.

Kompleksi gjithashtu ka një pishinë, sauna, kinema, poligon qitjeje, bar, shërbim shëndetësor dhe madje një shkollë për fëmijët që nuk duan të humbin mësimin.

Bunkeri prej betoni në fakt u krijua gjatë Luftës së Ftohtë, në fund të viteve 1940, por përgjatë viteve është përmirësuar nga frika e një lufte bërthamore të mundshme mes fuqive të mëdha.

Sot, struktura mund t’i mbijetojë një bombë bërthamore me fuqi 12 kiloton që mund të shpërthejë 1 kilometër larg. Godina ka disa burime energjie, përfshi edhe turbina ere të montuara në sipërfaqe.

Nëse vërtet ndodh një luftë e tillë, njerëzit brenda godinës do të duhet të presin pesë vite pas shpërthimit të bombës për të dalë jashtë.

Postime të ngjajshme
Lajme

IKSHPK, rastet aktive me koronavirus të shtohen në krahasim me ditët e kaluara

Lajme

Ja sa vendvotimeve të parapara janë rinumëruar në QNR

Lajme

Ines Demiri, ambasadorja e Kosovës dje ka arritur në Izrael

Lajme

26 Shkurti, dita kur Hashim Thaçi, u zgjodh president i Kosovës