Sport

Bunjamin Shabani tregon pse zgjodhi Dritën, zbulon objektivat dhe ka një mesazh për “Intelektualët”

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Bunjamin Shabani ishte njëri ndër afrimet më të bujshme në afatin kalimtar të verës në futbollin kosovar, jo vetëm për shkak të CV-së së tij të pasur, por për shkak të kualiteteve që tashmë i ka dëshmuar edhe në vendin tonë, shkruan Gazetasheshi.com.

28 vjeçari nga Kumanova në një bisedë për Gazën SHESHI tregon arsyet të cilat e kishin shtyrë atë për të vendosur për ofertën e ‘bardhekaltërve’.

“Vendosa ti bashkohem projektit të Dritës pasi që besoj se është një projekt serioz dhe ambicioz. Këtu punohet në mënyrë shumë serioze dhe shumë profesionale. Në skuadër ka futbollistë cilësorë që do të na ndihmojnë të arrijmë objektivat tona”, deklaroi Shabani.

Ai thotë se ndikim në zgjedhjen e tij ka patur edhe trajneri aktual i gjilanasve Ardian Nuhiu.

“Ndikim për të zgjedhur Dritën normalisht që kishte edhe trajneri Ardian Nuhiu, pasi që kemi punuar edhe në të kaluarën së bashku”, potencoi sulmuesi i krahut.

Më tej ai foli edhe për objektivat e klubit të cilat tashmë janë të njohura për opinionin.

“Synimet e klubit janë që të arrij të dali sërish kampion dhe unë jam këtu për ti ndihmuar në arritjen e objektivave”, theksoi ish-sulmuesi i shumë skuadrave të njohura në vend dhe jashtë vendit.

Shabani kërkoi edhe ndihmën e tifozëve për të arritur synimet që i kanë vënë vetës përpara fillimit të këtij edicioni.

“Tifozëve të Dritës iu premtoj që do ta bëjmë maksimumin e mundur për ti gëzuar ata. Por, objektivat arrihen edhe me ndihmën e tifozëve, ndaj edhe po besoj se me “Intelektualët” do të arrijmë çdo objektiv”, tha ai.

Në fund Shabani foli edhe për duelin ndaj kampionit në fuqi Feronikelit, ekip me të cilin do të përballet në kuadër të javës së katërt të Superligës.

“Dueli me Feronikelin është një ndeshje kun a duhet seriozitet maksimal. Ne i dijmë kualitetet e tyre, por besoj në grupin që kemi dhe me me përkrahjen e tifozëve do të arrijmë të marrim fitoren”, përfundoi ai.

Shabani është autor i një goli dhe një asistimi për Dritën këtë edicion. Më parë ai ishte pjesë e shumë skuadrave të njohura si Shkupi, Shkëndija, Partizani dhe Renova. Ndërkohë karrierë ka bërë edhe jashtë vendit te ekipi i Shirak në Armeni dhe ekipit të Oulun Pallos në Finlandë.

Kujtojmë që vite më parë ai ishte pjesë e ekipit të SC Gjilanit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv