Sport

Bunjamin Shabani i ‘rilindur’ në kampionatin maqedonas

FC Struga vazhdon me paraqitje fantastike në kampionatin maqedonas, teksa në kuadër të xhiros së shtatë e ka mposhtur Shkupin, pretendentin për titull kampioni këtë edicion.

Skuadra që drejtohet nga tekniku Srdjan Saharievski mposhti pastër kryeqytetasit me rezultat 2-0, në një takim ku shkëlqeu Njias Lena me dy gola dhe Bunjamin Shabani me një super asistim, shkruan Gazetasheshi.com.

Në fakt Lena ka vazhduar formën e mirë që pati edhe nga edicioni i kaluar, ndërkohë Shabani duket se ka rilindur në kampionatin maqedonas, pas aventurës një vjeçare te skuadra e Dritës nga Gjilani.

Shabani ishte katalizator i golit të dytë të Lenës në minutën e 59-të, teksa udhëhoqi i vetëm ekipin gjatë aksionit, derisa asistoi për mrekulli te Lena që nuk e pati të vështirë ta orientonte topin drejt rrjetës.

Ky ishte asistimi i radhës për Shabanin, i cili po tregon ndeshje fantastike nga xhiroja e parë kampionale, teksa duhet i rikthyer në ‘jetë’ pas një edicioni me shumë peripeti në kampionatin elitar të futbollit kosovar.

Ndryshe, Struga tani ngritet në kuotën e 11-të pikëve dhe renditet në pozitën e pestë.

Kampionatin e udhëheq Shkëndija me 17 pikë të tubuar, e ndjekur nga Shkupi që tashmë mbetet prapa me 13 pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

E vendos në shitje medaljen e finales më të “çmendur” të Ligës së Kampionëve, për të paguar borxhet

Sport

Legjenda e Prishtinës lavdëron rivalin për titull, ka fjalë të mëdha për ta

Sport

Reagon Trepça ’89: Na u anulua një gol i rregullt në ndeshjen ndaj Gjilanit

Sport

Nga sulmi në mbrojtje, pikat e dobëta të Realit në “El Clasico”