Sport

Bunjaki zbulon se si ndihmësi tij kishte refuzuar ta ndërpriste stërvitjen e Kosovës për vizitën e polikanëve

Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në një ecuri të dobët rezultatesh, derisa fitoren e fundit e regjistroi një vit më parë.

“Dardanët” këtë muaj zhvilluan tri ndeshje, derisa në njëren prej tyre humbën nga Maqedonia e Veriut në Shkup duke humbur rastin e kualifikimit në “Euro 2020”.

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki ka zbuluar një moment interesant sa ishte përzgjedhës i “Dardanëve”.

“E mbaj mend një moment kur ishim duke stërvitur në Kastriot, dhe bisedova pak me ndihmësin tim që ishte më parë duke punuar në Lazio e vende tjera”, deklaroi Bunjaki në “T7”.

Bunjaki zbulon një moment interesant sa ishte trajner i Kosovës, kur disa politikanë ndërprenë stërvitjen për disa minuta

“I thash atij se po vijnë disa politikanë në stërvitje dhe se duhet ta ndërprejmë për pesë minuta, ai refuzoi këtë gjë”, shtoi ai.

Bunjaki ishte larguar nga posti i selektorit të Kosovës dy vite më parë, saktësisht pas ciklit kualifikues për Kupën e Botës së vitit 2018.

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga sot vjen me superderbin, Ballkani – Prishtina

Sport

Liga e Kampionëve sonte vjen me tetë ndeshje të zjarrta, vëmendja te Juventus-Barcelona

Sport

Borussia Monchengladbach -Real Madrid, ky ishte lojtari i ndeshjes

Sport

Liverpool 2:0 Midtjylland, notat e lojtarëve