Sport

Bunjaki tregon se si mund ta arrijnë evropianin

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll u paraqit për herë të parë në një cikël të rregullt kualifikues për Kampionat Evropian. Nuk arriti të kualifikohej. Kualifikimin në “Euro 2020” nuk e arriti as nëpërmjet edicionit të parë të Ligës së Kombeve, ndonëse në fazën grupore të kësaj gare të re shkëlqeu, shkruan KOHA.

U eliminua në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në “Euro 2020” nga Maqedonia e Veriut. Mundësinë për t’u kualifikuar në një Kampionat tjetër Evropian, Kosova mund ta ketë vetëm nëpërmjet Ligës së Kombeve, thotë ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki.

Në intervistën për gazetën e së dielës, Bunjaki ka theksuar se Kosova ende nuk është pjekur për t’i eliminuar kundërshtarët e “Top-50” të Evropës. Kosova me të tilla përfaqësuese është përballur në kualifikimet për Botërorin 2018 dhe së fundi në kualifikimet për Evropian. Në të dy ciklet ka dështuar përballë përfaqësueseve të mëdha evropiane.

“Në cikël të rregullt i kemi dy përfaqësuese të forta në grup. Për të shkuar tutje duhet ta eliminosh njërën prej tyre. Por, jo. Nuk e kemi atë kapacitet, duhet të jemi realë. Vetëm përmes Ligës së Kombeve për disa vjet. Nëse ndodh është mirë të ndodhë, do të isha më i gëzuari, por për të ndodhë duhet punuar në shumë aspekte”, ka thënë Bunjaki. Ai vlerësohet se ka vënë themelet e kësaj përfaqësueseje të Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

E mposhti ish-skuadrën, këto janë fjalët e Ramadanit pas fitores në Drenas

Sport

Drita pësoi humbje nga Ballkani, Nuhiu flet për kartonin e kuq

Sport

Mësohet edhe orari: Ja kur luhen ndeshjet dhe cila transmetohet në Klan Kosova

Sport

Kryetari i Suharekës publikon fotografi me Ismet Munishin pas triumfit të Ballkanit ndaj Dritës