Sport

Bunjaki: Muriqi do të bëhet njëri prej sulmuesve më të mirë shqiptar

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Bunjaki mendon se Cekia vazhdon të jetë me e mirë se Kosova, edhe pse kjo e fundit triumfoi 2-1 në “Fadil Vokrri”. Ai ka lavdëruar edhe Muriqin.

Kombëtarja e Kosovës ka marrë tri pikë të arta në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, duke e mposhtur 2-1 Çekinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me golat e Vedat Muriqit dhe Mërgm Vojvodën.

Ish-trajneri i Kombëtares, Albert Bunjaki, në një intervistë në “Arena Sportive”, ka folur për ndeshjen e së shtunës dhe për formën e mirë që po tregon Vedat Muriqi.

“Kjo ndeshje ishte një matës i mirë i zhvillimit të Kosovës, Por, pavarësisht fitores e them se Çekia është skuadër më e mirë se Kosova, kjo u pa në 20 minutat e parë”.

“Muriqi? Vedat Muriqi është një lojtar fenomenal, ai do të bëhet njëri prej sulmuesve më të mirë shqiptar”, shtoi ai.

“Konkurrenca? Mos të harrojmë të përmendim edhe Zenelin, Rashicën, Rrahmanin dhe Celinën. Konkurrenca është shtuar në skuadër, por ka ende vend për konkurrencë. Lojtarët dje kanë kaluar kapacitetin e tyre”.

Pas fitores 2-1 kundër Çekisë, Kosova do të udhëtojë të hënën në Angli për t’u përballur të martën me “Tre Luanët”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv