Sport

Bunjaki: Këta dy futbollistë u penalizuan nga klubi i tyre pasi erdhën të luanin për Kosovën

Ish-selektori i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ka zbuluar detaje tejet të rëndësishme nga koha kur ishte shef i shtabit teknik te “Dardanët”, shkruan Gazetasheshi.com.

Duke folur për mungesat e Amir Rrahmanit, Milot Rashicës dhe Vedat Muriqit për ndeshjet e muajit tetor, ish-selektori Bunjaki zbuloi se edhe në të kaluarën futbollistët e Kosovës kanë patur probleme që të vinin për të zhvilluar ndeshje, madje disa prej tyre edhe u penalizuan.

“Është shumë e rëndësishme të ndërtohen kontakte ndërmjet Federatës dhe klubeve. Të paktën nga koha kur unë kam qenë selektor kanë qenë të tilla dhe ka patur disa raste kur futbollistët për shkak të lëndimeve janë penguar nga klubet e tyre për të ardhur te Kosova”, theksoi fillimisht Bunjaki në emisionin “Sport Show” në Klan Kosova.

“E kemi patur rastin e Enis Alushit dhe Albert Bunjakut. Të dy futbollistët nuk e kishin lejen e klubit për të ardhur te Kosova, pasi që ishin të lënduar. Përkundër kontaktit që kishim ne si Federatë me klubet e tyre dhe insistimit se ata nuk do të luanin më shumë se rekomandimet që do t’ua jepte klubit, ata sërish nuk u lejuan. Sikur Enisi, po ashtu edhe Alberti kanë ardhur për të luajtur te Kosova pa lejen e klubit, ndërkohë më pas ata u penalizuan nga klubet e tyre”, ka thënë ndër të tjerash Bunjaki.

Kujtojmë që presioni publik në lidhje me mos ardhjen e disa futbollistëve të Kosovës për t’i zhvilluar ndeshjet e muajit tetor ka qenë tejet i madh.

Madje, edhe vetë futbollistët si Rrahmani, Rashica e Muriqi kanë reaguar në llogaritë e tyre pas shumë kritikave dhe mesazheve që kanë pranuar.

Postime të ngjajshme
Sport

Në mesjavë xhiroja e nëntë, super derbi në Therandë

Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin

Sport

Formacionet zyrtare: Arsenal - Leicester City

Sport

Bernard Berisha shënon një supergol